Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.
Sipas MSh-së, deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 154.881.
Kujtojmë se në Kosovë janë ende në fuqi masat anti-COVID që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.