Numri i saktë i tifozëve që do të jenë të pranishëm në Wembley

11:39 | 11 Korrik 2021

60 mijë tifozë do të jenë në finalen Itali-Angli.

Kombëtarja e Anglisë do të ballafaqohet me Italinë në finalen e Euro 2020.Rreth 60,000 mijë tifozë do të jenë në stadiumin “Wembley” të Dielën në mbrëmje.

Pavarësisht nga rezultati, do të jetë një rast historik, kjo është finala e parë e madhe që ekipi i Anglisë ka arritur që nga triumfi i Kupës së Botës më 1966.

Kurse për Italinë do të jetë hera e katërt në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa kanë arritur ta fitojnë njëherë më 1968.

Ndeshja do të fillojë sonte me fillim nga ora 21:00.

Komento: