Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në mbi 400 mijë.
Numri i rasteve të konfirmuara nga coronavirusi në të gjithë botën ka shkuar mbi 400,000, sipas statistikave globale të Universitetit John Hopkins, ndërsa numri i të vdekurve shënon 18, 227.
Vetëm në Itali janë raportuar sot 743 të vdekur, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 69 mijë.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se pandemia e coronavirusit po përhapet me shpejtësi.
Ghebreyesus do t’u drejtohet krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 këtë javë, për t’u kërkuar atyre që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.