Numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

21:11 | 01 October 2021

7 viktima dhe 647 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4,139 testime nga të cilat 647 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me coronavirus, duke shënuar një ulje të fataliteteve krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Komento: