Nura: Edhe pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët e Skenderajt janë të kalueshme

13:01 | 25 Nëntor 2023
nura:-edhe-pas-reshjeve-te-bores,-te-gjitha-rruget-e-skenderajt-jane-te-kalueshme

Asnjë rrugë nuk paraqet pengesë për qarkullim të lirë në Komunën e Skenderajt.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura duke thënë se ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme pas reshjeve të borës./Front Online

Komento: