Nuredin Ibishi: Nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e KFOR-it në veri

18:39 | 26 Shtator 2023
nuredin-ibishi:-nuk-ka-qene-e-nevojshme-nderhyrja-e-kfor-it-ne-veri


Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi është pyetur nga Front Online se a ka qenë e nevojshme në veri ndërhyrja e KFOR-it.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka treguar performancë të jashtëzakonshme, dhe ka pasur kapacitete të mjaftueshme.

“Reaguesi i parë është Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka treguar performancë me kapacitete të bollshme, e ka mbizotëruar situatën dhe fare nuk ka qenë i nevojshëm angazhimi i KFOR-it përveç që ka kryer aspektin monitorues, gjegjësisht përcjelljen e gjendjes në terren”, ka thënë Ibishi, për Front Online.

Komento: