Nuri i shtatzënisë, Fifi po shkëlqen me këtë grim

23:19 | 04 Janar 2023

Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.

Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.

Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.

Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.

E tani Fifi ka zbuluar se po bëhet nënë.

Ajo këtë e ka konfirmuar ditë me parë duke ekspozuar barkun e rrumbullakët.

Fifi sot ka publikuar disa imazhe ku po shkëlqen në pamje.

E grimosur me shumë stil, Fifi po shkëlqen si shtatzënë. /ORAinfo/

Komento: