Nuri i shtatzënisë, kaq bukur po duket Aida Doçi në muajt e parë të shtatzënisë

19:10 | 21 Tetor 2022

Javë më parë u konfirmuar shtatzënia e këngëtares së njohur kosovare, Aida Doçit.

Këngëtarja e kishte mbajtur goxha mirë larg syrit të publikut këtë pjesë.

Por, tashmë kur janë vulosur gjërat, as Aida nuk po kursehet, përcjell ORAinfo.

Ajo ka publikuar disa video nga performancat e saj. Në to, për herë të parë vërehet qartazi barku i rrumbullakosur.

Deri tani, Aida nuk ka zbuluar asgjë nga pjesa e gjinisë apo se sa muajshe shtatzënë është konkretisht.

E nuri i shtatzënisë vetëmsa ja ka shtuar bukurinë këngëtares kosovare. /ORAinfo/

Komento: