
Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke u treguar mjaft e hapur me ta për jetën e saj private.
Elita ndër të tjerash shpesh ka vënë në fokus faktin që ka një lidhje të ngushtë me prindërit e Gjikos, dhe se i pëlqejnë traditat dhe veshje tradicionale.
E kur jemi te veshje me motive kombëtare, Elita nuk heziton që nganjëherë t’i vesh dhe pozojë me to.
Ajo se fundmi ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur me dallam.
“Nuse, nuse, cilat dallamë po ju pëlqen më shumë…”, i ka përshkuar fotot Elita. /ORAinfo/






