Janë çifti më i përfolur.
Fahriye Evcen është duke pritur të bëhet nënë për herë të parë. Shtatzënia e saj është dokumentuar hap pas hapi, duke treguar kështu çdo detaj të bukur që aktorja ka përjetuar.
Mirëpo, së fundmi, Fahriye pati disa komplikacione dhe u detyrua të shtrohet në spital. Pas një jave në spital, aktorja e ka marrë veten dhe ishte gati të kthehej në shtëpinë e saj. Por, me disa kushte.
Doktorët i kanë dhënë një lsitë me gjërat të cilat aktorja nuk duhet të bëjë, duke qenë se është në muaj e fundit të shtatzënisë. Në këtë listë përfshihet përdorimi i mjeteve teknologjike, shtëtijet nëpër qendra tregtare, kontakti i vazhdueshëm me fëmijë të tjerë, etj.
Në këtë mënyrë, doktorët besojnë se si Fahriye ashtu edhe bebi, do të jenë të mbrojtur ndaj rreziqeve të jashtme dhe mbi të gjitha, Fahriye duhet të jetë gjithmonë e shoqëruar nga dikush në çdo dalje të saj.