Këngëtari i njohur, Milot Llalloshi dhe gruaja e tij, Erxhina janë një ndër çiftet më të pëlqyera të estradës.
Çifti në vitin 2016 kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Martesa e tyre është bekuar me dy fëmijë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Priam, dhe vajzën me emrin Roma.
Dyshja e njohur krahas angazhimeve mjaft aktiv po qëndrojnë edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria.
Së fundmi, bukuroshja e këngëtarit, Erxhina në Instagram ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me dallamë. Me këtë veshje tradicionale ajo po duket mjaft bukur.