Nutella në krizë, rrezikon të largohet krejtësisht prej tregut

17:58 | 11 June 2019

Një fabrikë franceze që bën një të katërtën e furnizimeve botërore me Nutella ka hasur në grevë si rezultat i përbërësve jo-cilësor të ushqimit.

Greva ka goditur fabrikën Villers-Ecalles të gjigantit Italian Ferrero, e cila njihet si prodhuesi më i madh i Nutella-s në botë, transmeton lajmi.net.

Me asnjë njoftim të menjëhershëm kur greva mund të përfundojë, tani ekziston frika për një mungesë globale të “ushqimit të çmuar të mëngjesit”.Rreth 160 punonjës kanë dalë në grevë që nga 27 maj, njoftoi Fabrice Canchel i sindikatës Force Ouvriere (FO), me aktivistë që i ndalonin kamionët të hynin ose të largoheshin nga fabrika për një javë rresht.Prodhimi i Nutella ka hasur në sfida të ndryshme në vitet e fundit, pjesërisht për shkak të kulturave të varfra të lajthive në Turqi, eksportuesit më të mëdhenj të familjes së arrave në botë.

Komento: