Nxehet gara PDK- Nisma, Zafir Berisha e quan Hoxhajn azilant

13:43 | 29 January 2021

Zafir Berisha i kundërpërgjigjet Sokol Bashotës, e quan Hoxhajn azilant.

Anëtari i PDK’së, Sokol Bashota, dje përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka komentuar deklaratat e kreut të Nismas, Fatmir Limajt duke thënë se deklaratat e tij janë të turpshme. Bashota tha se Limaj nuk mundet me qenë me çlirimtarët dhe ta fyej PDK’në.

Ndaj këtyre deklaratave të Bashotës, ka reaguar sot Zafir Berisha i Nismas. Ai tha se rreshtimi i tij dhe i disa anëtarëve të tjerë të PDK’së, pas Enever Hoxhajt është hipokrizi.

Madje Berisha, Hoxhajn e konsideroi edhe azilant.

“Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!! Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!!

Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi.

Kur ne së bashku me Sokolin dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së luftonim për liri a vdekje dhe Fatmir Limaj me bashkëlufëtetar mbronin 85,000 qytetar në Malet e Berishës nga gjenogjidi serbo-sllavë që ndodhte kudo nëper Kosovë, shefi i ri i Sokolit bënte “sehir” nga Austria ku shkollohej me bursa të dyshimta dhe bënte thirrje në mediat austriake me aktivistët serb për ndaljen e sulmeve të Nato-s kundër Serbis…!

#MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare të cilat po nëpërkëmben në emër të “rimbëkëmje” dhe qëllimisht po lihen në rend të dytë.

Komento: