Nxehet Hoti: Po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen e qeverisë karshi dialogut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nxehet Hoti: Po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen e qeverisë karshi dialogut

09:31 | 14 Janar 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se në dialog me Serbinë ka hyr mbi parime të qarta, të cila parime i ka renditur nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.

Ai thotë mes tjerash ka theksuar se marrëveshja finale e dialogut duhet të përfshijë njohjen reciproke ndemjet Kosovës dhe Serisë.

Tutje Hoti shkruan se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm dhe se nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

Komento: