‘Nxehet’ Mourinho, ua dërgon një mesazh Guardiolas dhe Kloppit

12:20 | 05 Dhjetor 2020

Mourinho ua dërgon një mesazh Guardiolas dhe Kloppit.

Jose Mourinho u dërgoi një mesazh Jurgen Kloppit dhe Pep Guardiolas, të cilët janë më të zëshmit shkaku i ritmit të shumë ndeshjeve të Premierligës.

Shkaku i kalendarit të ngjeshur, fillimit me urgjencë të sezonit të ri dhe përfundimi i të cilit duhet të bëhet brenda një date të caktuar, ka bërë që ndeshjet e Premierligës të luhen çdo tri ditë.

Jose Mourinho, thekson se Klopp dhe Guardiola nuk ishin aq të zhurmshëm kur Tottenhami i tij luajti tetë ndeshje në 18 ditë në fillim të sezonit.

“Në një moment kemi luajtur katër ndeshje brenda një jave, atëherë nuk kam dëgjuar ndonjë të qarë ose mbështetje për ne. Tani kolegët e mi janë shumë të zëshëm për këtë problem”, ka deklaruar Mourinho para derbit me Arsenalin.

Tottenham në këtë derbi futet si lider, pasi deri më tani në Premierligë kanë grumbulluar 21 pikë.

Komento: