
Vëllaznimi nuk ka arritur që të kthehet në Superligë e kjo ka sjellë paknaqësi te lojtarët gjakovarë.
Sfida e barazhit mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit ka dal të jetë një nga ndeshjet më interesante këtë vit, ku kishte shumë gol dhe rikthime në rezultat, e fitorja në fund iu buzëqeshi mitrovicasve me rezultat 4:2, raporton Zëri.info.
Futbollistët e Vëllaznimit ishin të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Pas ndeshjes, disa prej tyre kërkuan sqarime nga gjyqtari.
U desh ndërhyrja e sigurimit të forcave të Policisë së Kosovës për ta qetësuar situatën.