Nxehtësi rekord në oqeane, ja çka paralajmërohet

19:53 | 28 March 2019

Një raport është publikuar sot mbi gjendjen e klimës në botë

Oqeanet kanë arritur temperatura rekord në vitin 2018, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara, që shqetësohet për rreziqet që peshojnë mbi jetën detare përballë ndryshimeve kilmatike.

OKB’ja kishte njoftuar në shkurt se periudha 2015-2018 kishte qenë më e nxehta që prej fillimit të matjeve meteorologjike.

Në raportin e publikuar sot mbi gjendjen e klimës në botë, Organizata Meteorologjike Botërore (OMM) jep saktësime në lidhje me shtimin e shfaqjeve fizike të ndryshimit klimatik, sikurse janë fenomenet meteorologjike ekstreme.

OMM-ja thekson gjithashtu edhe impaktin socio-ekonomik në rritje që ka ky ndryshim.

Sipas këtij raporti, në vitin 2018, shumica e rreziqeve natyrore, viktima të të cilave kanë qenë 62 milionë persona, kishin lidhje me kushtet meteorologjike dhe klimatike ekstreme.

Komento: