Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli.
Nga Policia e Kosovës kanë konfrimuar për Reporteri.net se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 30 persona.
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet një përgjigjen e policisë.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka konfirmuar se në autobus kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.
“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook.