Nxënësit serb punojnë 300 sapunë antibakterial për Komunën e Kamenicës

19:53 | 01 Prill 2020

Nxënësit serb kanë punuar 300 sapunë antibakterial për Komunën e Kamenicës.

Nxënësit e nacionalitetit serb kanë punuar sapunë antibakterial dhe 300 prej tyre ia kanë dhuruar komunës së Kamenicës në luftë kundër pandemisë së Coronavirusit.

Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka thënë se pandemitë nuk njohin përkatësi etnike, fetare a tjetër.

“Ato na kujtojnë të përbashkëtat para dallimeve. Na bëjnë të fokusohemi në të tashmen e të çmojmë më shumë të ardhmen. Në këtë frymë sot pranuam një donacion nga nxënësit e Gjimnazit ‘Desanka Maksimovic’. Ata kanë punuar sapunë antibakterial me mesazhin ‘me disiplinë kundër koronës’ dhe 300 prej tyre i kanë dhuruar për Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Kastrati.

Komento: