Nxënësit shqiptarë zhvendosen për të mbajtur mësimin nga veriu në jug

20:36 | 14 Dhjetor 2022

Nga veriu në jug, nxënësit shqiptarë zhvendosen për të mbajtur mësimin.

Është ditë e zakonshme, por në këtë shkollë nuk ka asnjë nxënës.

10 nxënësit e ciklit të ulët këtu në shkollën “Hivzi Sylejmani” kanë përfunduar ndërrimin e pasdites.

Por, në shkollë për të mbajtur mësimin nuk kanë ardhur nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën.

Këta të rinj shqiptarë shkojnë çdo ditë në shkollën “Zako Çajupi” në Mitrovicën e Jugut, raporton T7.

Atyre po iu mundësohet mbajtja e mësimit këtu për shkaqe sigurie.

Jo vetëm fëmijët, edhe drejtori i shkollës “Hivzi Sylejmani” është zhvendosur në atë “Zako Çajupi”.

Nga zyra e tij e re ai tregon arsyet e këtij vendimi.

Gacaferri thotë se disa nga fëmijët mbajnë mësim edhe në fshatra të tjera.

Këta nxënës planifikohet të kthehen në objektin e shkollës së tyre të lagjes ku edhe jetojnë, por kjo do të ndodhë pasi të ketë një situatë më të qetë dhe krejtësisht të sigurt.

Komento: