Nxënësit u goditen me mjet të mprehtë brenda shkollës, ky është reagimi i Ahmetit

20:57 | 02 May 2019

Ahmeti flet pas rastit të nxënësve.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas goditjes me mjete të mbrehta nxënësve në shkollën “Abdyl Frashëri”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka vizituar në spital tre nxënësit që u goditën me mjete të mbrehta në shkollën e bujqësisë, “Abdyl Frashëri”.

Ahmeti tha se Komuna duhet të mbajë përgjegjësi për incidentet që ndodhin brenda shkollave.

“Nxënësit ne me ligj nuk e kemi të lejuar që t’i kontrollojmë kur hyn në shkolla, megjithatë unë mendoj që duhet të shtojmë përgjegjësinë edhe për mësimdhënësit edhe për drejtorët e shkollave”.

“Nuk mund të lejojmë që të vazhdojnë të na ndodhin incidente të tilla, njerëzit presin që kur i dërgojnë fëmijët në shkollë të mos mendojnë për sigurinë e tyre”.

“Prandaj, ne tashmë e kemi strategjinë për sigurinë në shkolla, por megjithatë duhet të kemi takime më serioze me drejtorët e shkollave, ndoshta edhe të marrim masa në raste të tilla, sepse ne si komunë duhet të mbajmë përgjegjësin për atë çka ndodh, edhe pse kjo është zënkë në mes dy grupeve nuk është që mund ta parashikojmë një gjë të tillë e aq më pak të parashikojmë se çka ka ndodh”, tha Ahmeti për klankosova.tv.

Komento: