Nxënësja s’u lejua të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare, Haradinaj: Veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen

17:08 | 27 November 2024
nxenesja-s’u-lejua-te-hyje-ne-shkolle-per-shkak-te-veshjes-kombetare,-haradinaj:-veprime-te-tilla-duhet-urgjentisht-te-sanksionohen

Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsye ishte veshja e vajzës me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, të cilat i konsideroi të papërshtatshme një mësues.

Haradinaj ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, dhe se veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen.

Postimi i plotë: 

Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen. E sa për arsyet fetare, vetëm sot pashë dhjetëra xhamia me flamuj kombëtar.

Komento: