Nxënësve u shtohet edhe një ditë mësimi shtesë

10:13 | 27 September 2021

Pas më shumë se tre javë vonesë, nxënësit në Kosovë filluan vitin ri shkollor.

Por, 18 ditët e humbuar pritën të zëvendësohen nga të gjitha shkollat në vend.

Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit përmes një komunikate për media.

Kompensimi i ditëve të humbura do të bëhet gjatë të shtunave të cilat i ka caktuar MASHTI.

Derisa një të shtune është paraparë mësim ndërsa një të shtune do të jetë pushim.

Këtë vit mësimi do të mbahet edhe gjatë të shtunave të pushimit dimëror.

Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet si në vijim:

Dhjetë ditë të mësimit të zëvendësohen-mbahen të shtunave, duke filluar me datat e shënuara më poshtë:

Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021;

Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021;

Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të
pushimit dimëror);

Në muajin janar, 2022 zëvendësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvendësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvendësimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët para fillor, zëvendësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.

Komento: