Nxirret pa shenja jete 54-vjeçari nga rrënojat e hotelit në Durrës

14:40 | 28 November 2019

Është nxjerrë pa shenja jete një person i moshës 54-vjeçare nën rrënojat e hotelit “Mia Mara”, në Durrës.

Deri më tani ka shkuar në 41 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 shkallë të rihterit, ku rreth 800 veta kanë mbetur të lënduar.

Theksojmë se edhe pas dy ditësh nga tërmeti, janë duke vazhduar kërkimet nën rrënoja për gjetjen e personave nga ekipe të ndryshme të kërkim-shpëtimit nga shtete të ndryshme që i kanë dalë në ndihmë Shqipërisë.

Komento: