“O Albin Kurti a je në tokë të bukës”, Ramush Haradinaj reagon pas çmimit rekord të vajit

13:17 | 10 Mars 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shtrenjtimit të çmimit të vajit nga tregtarët në Kosovë për 100% brenda 24 orëve.

Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është në tokë të bukës.

“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka shkruar Haradinaj.

Sot çmimi për një litër vaj në market e Kosovës ka shkuar në 3.49 euro.

Krahasuar me të mërkurën ky çmim është rritur dukshëm.

Lexues të portalit kanë dërguar fotografi të çmimit të vajit nga markete të ndryshme në qytete të Kosovës.

Komento: