“O nuse e dhëndurë, e kemi ndërmend me ju dhanë pare vjehrrit e vjehrrës, pavarësisht çka mendoni ju për ta”.
Kështu tha Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tubimin zgjedhor në Podujevë, ku e përsëriti zotimin për pagesa ndaj gjyshërve që ruajnë fëmijët (1 deri në 3 vjeç) e prindërve që punojnë që të dytë.
“Dhe në krejt familjet edhe burri edhe gruaja, e ku gjyshja e gjyshja i këqyrin fëmijëve 1-3, do t’ju japim mbështetje financiare nga shteti. Prandaj, nuse e dhëndurë, e kem ndërmend m’eju dhanë pare vjehrra e vjehrrisë pavarësisht çka mendoni ju për ata”, tha ai.
“Se ne po paguajm edukator nëpër çerdhe, por kurrë mos të harrojmë se në familje tona i kemi disa çerdhe të vogla. e këta duhet ta ndjejnë dorën e mirë të shtetit të mirë”, tha ai.