Shumë liderë kanë përkujtuar vdekjen e Shinzo Abe.
Barak Obama, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përkujtuar kryeministrin japonez, Shinzo Abe të cilit të hënën i është bërë atentat.
Obama ka shkruar në Facebook se është humbja vrasja e liderit japonez.
“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasja e mikut dhe partnerit tim prej shumë vitesh Shinzo Abe në Japoni. Ish-kryeministri Abe ishte i përkushtuar si për vendin të cilit i shërbeu ashtu edhe për aleancën e jashtëzakonshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë”,ka shkruar Obama.
“ Do ta kujtoj gjithmonë punën që bëmë për të forcuar aleancën tonë, përvojën prekëse të udhëtimit në Hiroshima dhe Pearl Harbor së bashku dhe hirin që ai dhe gruaja e tij Akie Abe treguan për mua dhe Michelle. Michelle dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për popullin e Japonisë, i cili është shumë në mendimet tona në këtë moment të dhimbshëm”, ka thënë ai