Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTI

23:52 | 17 Maj 2021

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sonte në ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTI, duke shënuar kështu Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Kryeministri Albin Kurti në një postim në Twitter bëri thirrje që të gjithë të ngrihen kundër çdo paragjykimi, jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë.

“Në shenjë solidariteti, ndërtesa e qeverisë sonë u ndriçua. Diskriminimi na ndan. Ne mund të ndryshojmë për sa i përket orientimeve dhe besimeve tona, por të gjithë jemi të barabartë. Le të ngrihemi kundër të gjitha llojeve të paragjykimeve, jo vetëm sot, por çdo ditë”, ka shkruar Kurti.

Komento: