Që nga dje lagjia “Dardani”, në Prishtinë ka mbetur pa ujë të pijshëm, pasi kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos kanë dëmtuar për të dytën herë gypat e ujësjellësit.
Ujësjellësi Rajonal Prishtina dje njofto për dëmtimin e gypit nga kontraktorët e Termokosit, i cili ishte rregulluar në orët e vona të natës.
Ndërsa, sot po të njëjtin kontraktorë kanë dëmtuar një gyp tjetër duke lënë pa ujë një pjesë të kësaj lagje.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Ndërkohë, banorët kanë dërguar fotografi që shihet se oborri i shkollës ‘Dardania’. Sipas tyre ka mundësi që me ujë është mbushur edhe bodrumi i shkollës.