Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien po qëndron në Kotor në Mal të Zi, aty ku liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian po mbajnë samitin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
O’Brien tha para samitit se “SHBA-ja e mbështet fuqishëm Planin e Rritjes”. Ai tha se “jo ka të bëjë me 18 milionë njerëz që krijojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendet e tyre”.
“Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë, lirinë klasike të Bashkimit Europian për shërbime dhe kapitale për të lëvizur nëpër kufij”, tha ai.
“Vendet që i përmbushin reformat do t’i bashkohen tregut unik europian me çmime më të ulëta”, tha O’Brien.
Diplomati amerikan theksoi se Plani i Rritjes “ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin në tregun unik europian”.
“Kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara besojnë se është vitale për t’iu ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta”, tha O’Brien.