
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH tha të premten se ka 906 raste të dyshuara të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, përfshirë 223 vdekje të dyshuara që po hetohen.
Një shpërthim i llojit Bundibugyo të Ebolës po vazhdon në Republikën Demokratike të Kongos, me raste të raportuara edhe në Ugandë.
Në Kongo ka pasur 125 raste të konfirmuara të Ebolës, përfshirë 17 vdekje të konfirmuara në Ituri, Kivu Verior dhe Kivu Jugor.
Gjithashtu ka pasur shtatë raste të konfirmuara të Ebolës në Ugandë, tre prej të cilave janë importuar nga Kongo, dhe një vdekje. Megjithatë, OBSH-ja tha se nuk është raportuar asnjë transmetim në komunitet.