OBSH: Evropa është epiqendra e koronavirusit

19:11 | 13 Mars 2020

OBSH thotë se Europa është bërë epiqendra e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalur me deklaratë të re lidhur me situatën e krijuar rreth virusit Covid-19.

Sipas OBSH, Europa është bërë epiqendra e pandemisë Koronavirus.

Ndërkohë, Italia vazhdon të jetë vendi më i prekur nga virusi COVID 19 në Evropë me mbi 17600 të infektuar dhe 1266 të vdekur.

Në Kosovë, sot janë shënuar dy rastet e para të koronavirusit pas testimit të 15 personave të dyshuar me këtë virus.

Qeveria e Kosovës në ora 19:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas shfaqjes së rasteve të para.

Komento: