OBSH-ja ka dhënë lajmin e frikshëm në lidhje me koronavirusin.
Rreziku që të kemi një pandemi botërore nga koronavirusi është shumë real, sipas lajmërimit të fundit nga OBSH’ja.
Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyes, tha në një konferencë të hënën se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe edhe një pandemi mund të vihet nën kontroll.
Më shumë se 110 mijë persona janë prekur nga virusi rreth e rrotull botës nga ky virus, që mund të shkaktojë pneunomi, dhe së paku 3892 persona kanë vdekur deri më tani.
Numri i rasteve të reja që janë duke u diagnostifikuar në Kinë po bie por COVID-19 po shpërhapet në anën tjetër të botës, veçanërisht në Europë dhe Iran. Zyrtarët tani po e përdorin më shpesh fjalën “pandemi”, që do të thotë përhapje e rëndë në shtete përreth botës.
“Tani që virusi ka vënë këmbën në shumë vende, rreziku që të kemi një pandemi është shumë real. Por do të jetë pandemia e parë që mund të kontrollohet. Por e rëndësishme është që nuk jemi nën mëshirën e virusit”, tha Ghebreyesus në një konferencë nga Gjeneva e Zvicrës.
Më shumë se 50 mijë viktima kanë marrë veten plotësisht prej virusit në Kinë, nga 80 mijë sa raportohet të jenë prekur gjithsej. Ndërsa vetëm dje, vetëm 46 persona janë prekur nga virusi.
COVID-19 është përhapur në 109 shtete në të gjithë botën, që prej se doli së pari në ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar.