OBSH jep lajmin e frikshëm për koronavirusin

15:03 | 25 March 2020

Mbi 400 mijë persona janë infektuar në gjithë botën nga koronavirusi.

COVID-19 është tashmë i njohur kudo dhe cilësohet si një nga krizat më serioze të shëndetësisë në kohët moderne.

Sot numërohen më shumë se 400 mijë të infektuar me këtë virus dhe ende po punohet për një kurë të mirëfilltë.

Teksa më shumë se 190 shtete po përballen me këtë pandemi, shifrat shtohen dita ditës.

Këtë e konifrmon edhe kreu i OBSH Tedros, duke thënë se përhapja ka filluar të marrë ritme shumë të shpejta.

Përhapja e pandemisë

Që nga rasti i parë në Kinë në muajin Dhjetor dhe shpërthimit të epidemisë në Janar në Vuhan, virusit i’u deshën plot 67 ditë që të arrinte shifrën 100 mijë të prekur.

Ndërsa ditet e fundit shifrat kanë ndryshuar orë pas ore, u deshën vetëm 11 ditë që të arrinte 100 mijëshen e dytë dhe më pak se 5 ditë që shifrat e të infektuarve të kapërcenin 400 mijë.

Pavarsisht këtyre shifrave kreu i OBSH Tedros u shpreh optimist për “ndryshimin e trajektores së virusit.”

Sipas tij nëse të gjithë vendet dhe shtetet adaptojnë në mënyrën e tyre të punës testimin në masë dhe rregullat stikte, pandemia mund të izolohet.

Qëndrimi në shtëpi dhe distancimi social konsiderohen si një nga masat më efikase kundër këtij virusi të panjohur.

Gjithësesi në kushtet ku jemi pademia më shumë se të parandalohet, duhet të sulmohet dhe izolohet, tha Tedros në një deklaratë për mediat.

E për ta bërë këtë, shtetet duhet të kryejnë teste për çdo rast të dyshuar si dhe duke izoluar çdo kontakt të këtyre rasteve.

Infektimi i mjekëve

Një nga shqetësimet e tjera të mëdha në lidhje me COVID-19 është edhe infektimi i punonjësve shëndetësorë nga kjo sëmundje

Për ta parandaluar këtë OBSH thekson se është e rëndsishme që të mos ketë shkurtime dhe mungesa të paisjeve mbrojtëse për ekipet mjekësore.

“Edhe nëse bëjmë çdo gjë në rregull, nëse nuk mbrojmë mjekët dhe ekipet e tyre, njerëzit do të vdesin, pasi ata që duhet t’ju shpëtonin jetën janë të sëmurë.”, u shpreh kreu i OBSH.

Sipas tij në mënyrë që kjo krizë të kalohet me sukses, vendeve ju duhet një bashkëpunim politik mbi masat dhe paisjet e nevojshme për të mundur virusin.

Komento: