OBSH-ja ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm në lidhje me vaksinën kundër virusit të njohur me emrin Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se 133 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.
Dhjetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë.
123 vaksinat e tjera janë vlerësim para-klinik në të gjithë botën, përfshirë në Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh, sipas OBSH.
Deri më tani në të gjithën botën janë shënuar 378,959 mijë viktima dhe janë regjistruar 6,419,394 të infektuar.