OBSH ka një kërkesë për Kinën rreth gjetjes së origjinës së COVID-19

14:20 | 16 Korrik 2021

OBSH i kërkon Kinës më shumë bashkëpunim në gjetjen e origjinës së COVID-19.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka pranuar se ishte e parakohshme të përjashtohej një lidhje e mundshme midis pandemisë COVID-19 dhe faktit se ai mund të kishte dalë nga laboratori.

Kështu ai po kërkon që Kina të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët kërkojnë origjinën e koronavirusit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shpjegoi se aksesi në të dhëna të papërpunuara ishte sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë, në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e COVID-19.

Tutje Tedros shtoi se agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, po kërkon që Kina të jetë transparente, e hapur dhe të bashkëpunojë, veçanërisht në lidhje me informacionin, të dhënat e papërpunuara që kërkuan në ditët e para të pandemisë.

Rastet e para me COVID-19 u identifikuan për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan, raporton Theguardian.

Komento: