OBSH njofton për simptomat e reja të koronavirusit

18:14 | 06 May 2020

OBSH liston simptomat e reja të koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka listuar simptomat më pak të zakonshme të Covid-19.

Simptomat e zakonshme përfshijnë rrjedhjen e hundës, dhimbje të fytit, bllokimin e hundës, dhimbjet e trupit, diarrenë dhe humbje të ndjesisë së shijës dhe të nuhaturit, shkruan The Guardian, transmeton lajmi net.

Por ka edhe simptoma të tjera më të pazakonta që pacientët kanë paraqitur, sipas OBSH-së.

“Gishtrinjtë Covid”

Pacientët në disa vende kanë raportuar skuqje të gishtërinjve, në shumë raste të shoqëruara nga ndonjë prej simptomave të zakonshme të virusit. Gjendja është quajtur “gishtërinjtë Covid”.

Gazeta Evropiane e Dermatologjisë Pedeatrike raportoi një “epidemi” të simptomave të tilla midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Itali.

Konjunktiviti / skuqja e syrit

Konjunktiviti ka qenë një simptomë e rrallë në rastet e Covid-19, ku grimcat virale janë gjendur në lot. Kolegji Mbretëror i Oftamologëve dhe Kolegjit të Optometristëve thotë se “dihet se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjuktivit viral si një ndërlikim sekondar, gjë që ndodh edhe me Covid-19”.

Livedo ose nekroza

Një studim i rishikuar nga komuniteti i shkencëtarëve në Spanjë, i botuar në Gazetën Britanike të Dermatologjisë javën e kaluar, zbuloi se 6% e 375 rasteve të koronavirusit të ekzaminuar përfshijnë livedo – vdekjen e indeve të trupit për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, ose nekrozën – zbardhjen e lëkurës.

Marramendje / dhimbje koke

Një studim mbi 214 pacientë në Kinë, i botuar në revistën Jama Neurology muajin e kaluar, zbuloi se pak më shumë se një e treta e tyre (36.4%) kishin përjetuar simptoma neurologjike, siç janë marramendja ose dhimbja e kokës, duke u rritur në 45.5% paraqitja e kësaj simptome tek ata në gjendje të rëndë.

Ndjesia e shpimit

Disa pacientë janë ankuar se kanë përjetuar ndjesi shpimi, vërshëllimi apo edhe djegieje. Dr Waleed Javaid, drejtori i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në spitalin Mount Sinai në Nju Jork, tha për Today.com se ka të ngjarë që përgjigjja imune e pacientit ndaj Covid-19 po shkaktonte ndjesi të tilla.

Komento: