OBSH njofton se ka filluar testi i parë i vaksinës kundër koronavirusit

20:00 | 19 March 2020

OBSH ka njoftuar se ka filluar testi i parë i vaksinës anti-koronavirusit.

Ka filluar testi i parë i vaksinës kundër koronavirusit, quajtur shkencërisht si COVID-19 që po çon botën në kolaps.

Ky zhvillim i konfirmua nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Ghebreyesus vuri në dukje se testi filloi “vetëm 60 ditë pasi Kina ndau genin e virusit”, por nuk specifikoi se ku po bëhej testi.

Edhe pse testimi është një moment historik në luftën kundër përhapjes së sëmundjes, zyrtarët thonë se do të duhet të paktën 12 deri në 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për përdorim publik.

Komento: