OBSH: Nuk iu rekomandojmë të vendosni maska

19:11 | 30 March 2020

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit të hënën u kanë ripërsëritur personave të paprekur nga koronavirusi të mos përdorin maska.

“Nuk ka prova specifike që sugjerojnë se vendosja e maskave ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën në rastin e keq-vendosjes së një maske”, thotë Dr. Mike Ryan , Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për programin e urgjencave shëndetësore, gjatë një konference për media të hënën në Gjenevë, raporton CNN.

“Poa ashtu, ne kemi një mungesë masive globale të maskave”, tha Ryan.

“Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit shëndetësor në vijën e frontit, të cilat janë të ekspozuar ndaj virusit në çdo second të ditës. Fakti se disa prej tyre nuk kanë maska për të vendosur është i tmerrshëm”.

Doktor Maria Van Kerkhove, epidemiologe e OBSH-së, epidemiologe e sëmundjeve infektive, gjithashtu tha gjatë konferencës së së hënës se është e rëndësishmeqë “ne t’i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë”, në këtë rast punonjësve shëndetësor.

“Ne nuk iu rekomandojmë përdorimin e maskave, përveç nëse jeni infektuar”, tha Van Kerkhove.

Komento: