OBSH shpall emergjence shëndetësore për shpërthimin e Ebolës

14:15 | 17 Maj 2026
obsh-shpall-emergjence-shendetesore-per-shperthimin-e-eboles

Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, megjithëse agjencia theksoi se situata nuk i plotëson kriteret për t’u shpallur pandemi globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri në Republikën e Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, mes frikës për përhapjen e virusit në vendet fqinje.

Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, megjithëse agjencia theksoi se situata nuk i plotëson kriteret për t’u shpallur pandemi globale, transmeton albinfo.ch.

Komento: