Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar tërmetin, i cili shkatërroi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, si “fatkeqësia më e madhe natyrore në një shekull”.
“Ne jemi dëshmitarë të fatkeqësisë më të keqe natyrore në rajonin e Europës në një shekull dhe ende po llogarisim dëmet e tij”, tha Hans Kluge.
“Kostoja e vërtetë e tij nuk dihet ende dhe rehabilitimi dhe shërimi do të kërkojnë kohë dhe përpjekje të mëdha”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp.
Numri i të vdekurve ka shkuar mbi 37 mijë ndërsa rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në Turqi dhe Siri.