OBSH tregon kur do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

OBSH tregon kur do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit

22:48 | 11 Shkurt 2020

Po vazhdon paniku për virusin koronavirus.

Koronavirusi po vijon të përhapet me ritme të shpejta. Vetëm këtë të hënë kanë humbur jetën 108 persona, shifra më e lartë ditore e shënuar që nga shfaqja e këtij virusi. Në total, autoritetet kineze kanë raportuar se numri i viktimave i kalon 1 mijë. Ndërkaq, numri i të prekurve, zyrtarisht thuhet se po i afrohet shifrës 43 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e gatshme në 18 muaj.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka pohuar se një virus i tillë mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist.

“Bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun nr 1”, ka deklaruar ai.

Pjesa më e madhe e vdekjeve dhe infeksioneve janë në ëuhan dhe provincën përreth Hubeit.

Vetëm dy vdekje janë regjistruar jashtë territorit të Kinës – një në Hong Kong dhe një në Filipine. Të paktën 25 vende kanë konfirmuar raste infektimi dhe disa kombe kanë kërkuar evakuimin e qytetarëve të tyre nga Hubei.

Komento: