OBSH tregon numrin e vërtetë të viktimave që ka shkaktuar COVID 19

18:30 | 05 May 2022

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se rreth 14,9 milionë persona kanë vdekur në botë si pasojë direkte apo indirekte e Covid-19, në periudhën 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2021.

Deri më sot, OBSH kishte raportuar për 5,4 milionë viktima gjatë kësaj periudhe kohore, ose 9,5 milionë viktima më pak.

Të dhënat e reja, që tregojnë pothuajse 15 milionë viktima, përfshijnë “vdekjet që i atribuohen direkt pandemisë, vdekjet nga pandemia që nuk janë raportuar ose numëruar dhe vdekjet që vijnë si shkak indirekt i koronavirusit, që ka pasur ndikim të gjerë në sistemin shëndetësor dhe atë shoqëror”.

William Msemburi, punonjës në Departamentin e të Dhënave dhe Analizës në OBSH, tha për CNN se 57% e viktimave që deri më sot nuk ishin raportuar, janë meshkuj.

Komento: