O’Conell i del ne krah kolegut zviceran: E tha atë që e mendojmë të gjithë

12:23 | 29 March 2019

Ambasadori britanik i del ne krah kolegut zviceran duke thënë se “e tha atë që e mendojmë të gjithë”.

Amabasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell i ka dalë në krahë kolegut të tij nga Zvicra, Jean-Hubert Lebet, pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj këtij të fundit pas fjalimit të mbajtur në Skenderaj, ku kritikoi qeverisjen në Kosovë, duke thënë se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”.

O’Conell mendon se ambasadori zviceran e ka thënë atë që tashmë të gjithë e mendojnë.

Sipas britanikut tashmë ka ardhur koha që populli i Kosovës ta do vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsioni.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruan O’Conell, raporton Gazeta Express.

Mbrëmë kundër deklaratave të ambasadorit zviceran në Pressin të T7 ka dalë edhe ministri i Ramush Haradinajt, Pal Lekaj, duke thënë se nëse do të kishte kompetenca do ta dëbonte ambasadorin zviceran nga Kosova.

Sipas tij është e papranueshme që të hapet një temë e tillë para familjarëve të dëshmorëve në Skenderaj.

Komento: