O’Connell: Nëse dështon Kosova ndikon edhe në Britani

14:26 | 11 August 2019

Ambasadori britanik me porosi për liderët kosovarë nga Britania e Madhe.

Ruairi O’Conell, ka thënë se kritikat që ua adreson liderëve të vendit nuk janë të tijat, por të Qeverisë Britanike, sipas tij, kjo është e drejtë e tyre pasi që dështimi i Kosovës ndikon edhe në Britani

Në një intervistë për KosovaPress, Ruairi O’Conell ka thënë se lidhja mes dy vendeve është shumë unike, ka shumë dashuri për shkak të historisë.
Por, ai shton se punë e tij është për të ruajtur dhe promovuar interesat e vendit që e përfaqëson në Kosovë.

“Mardhëniet mes Kosovës dhe Britanisë janë shumë unike. Kemi dashni për shkak të historisë. Puna ime është për të ruajtur dhe promovuar interesat e shtetit tim, Britanisë”, thotë O’Conell.

Tutje, ai shton se Britania ka të drejtë të jap kritika, pasi që dështimi i Kosovës, ndikon edhe tek ajo.

“Duke qenë demokraci evropiane, ne kemi të drejtë të kritikojmë të tjerët. Ne kemi interes për suksesin e Kosovës, por nëse dështon Kosova ,ndikon edhe në Britani”, deklaroi ai tutje.

Në fund, O’Conell tha se kritikat për korrupsion e nepotizëm dhe dukuri negative të tjera, duhet të bëhen, pasi që këto janë në interes të shoqërive të të dy vendeve.

Komento: