O’Connell tregon se si ndikon prekja e kufijve në raportin Kosovë-Serbi

10:15 | 27 April 2019

Ideja për korrigjimin e kufijve vazhdon të mbetët një ndër temat më të diskutuara në vend dhe jo vetëm.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell në një intervistë për mediumin “Euroneës” ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

O’Connell beson se janë dy arsye se pse serbët në Kosovë ende nuk janë integruar në shoqëri. E para sipas tijë për shkak të një mungesës së një marrëveshjes gjithëpërfshirës mes Prishtinës dhe Beogradi.

“Ekziston një shkallë e së vërtetës dhe shkallë e drejtësisë që nevojitet për të gjithë që të ecin përpara.”, u shprehë ambasadori, transmeton Indeksonline.

Ndërsa e dyta sipas O’Connell është sundimi i përshtatshëm i ligjit.

Tutje, ai tha se një ndryshim i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve. Ambasadori beson se duhet të ketë partneritet të vërtet dhe miqësi nëse duan të përfundojnë tensionet.

“Ka një numër traumash të thella që dolën nga luftërat dhe lëvizja e kufijve nuk do të adresoj këto brenda dy vendeve që do të vazhdojnë të mbesin fqinj, duhet të synohet një ardhme që nuk është antagonizëm mbi kufij të ri por një partneritet i vërtet dhe miqësi në të ardhmen.”, u shprehë ambasadori.

Kurse për takimin në Berlin, O’Connell nuk pret përparim të madh në negociata por ai shpreson që palët ta përdorin këtë mundësi për të “rivendosur”.

Komento: