Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që bankat në Malishevë të nisin punën

17:43 | 13 Prill 2020

Oda e Afarizmit të Kosovës nëpërmjet ka dalë me komunikatë për shkak të situatës së krijuar pas koronavirusit.

OAK ka shprehur shqetësimin e saj pas ankesës së bizneseve, që në komunat që janë në karantinë bankat nuk po punojnë, gjë që po iu pamundëson të punësuarve që të hapin xhirollogaritë bankare dhe të regjistrohen për të përfituar nga skemat e Pakos Emergjente Fiskale

OAK kërkon nga BQK dhe Shoqata e Bankave të Kosovës që të gjindet një zgjidhje dhe bankat të funksionojnë, në mënyrë që edhe qytetarët edhe bizneset të kenë mundësi që të marrin shërbimet e nevojshme,

“Më konkretisht kemi rastin në Komunën e Malishevës, komunë kjo e cila është në karantinë dhe punonjësit nuk kanë mundësi që të hapin llogari për të përfituar nga oferta e Qeverisë. Gjithashtu bizneset nuk po kanë mundësi që të kryejnë shërbime në ndonjë komunë tjetër si rezultat i Karantinës. OAK ka kërkuar që ky problem të trajtohet me prioritet”, thuhet në komunikatë.

Komento: