Oda e Hotelerisë: Priten të mbyllen 30% e bizneseve, për shkak të gjendjes së rënduar.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka bërë të ditur se 30 për qind e bizneseve në Kosovë rrezikojnë të mbyllen.
Në një komunikatë për media thuhet se kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva ka pritur në takim kryetarët e Njësive Rajonale. Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e problematika me të cilat po ballafaqohen bizneset në tërë Kosovën.
“Kryetarët e Njësive Rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po përballen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të ballafaqohen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike”, thuhet në komunikatë.
Oda ka kërkuar që të gjendet një mënyrë që këto biznese.
“Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen, Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë. OHTK do të vazhdojë të jëtë zë dhe përfaqësues i bizneseve para të gjitha institucioneve dhe mekanizmave tjerë”, thuhet tutje në komunikatë.