Oda Ekonomike e Kosovës njofton për inaugurimin e fabrikës moderne “Cat Group”

09:50 | 29 Mars 2026
oda-ekonomike-e-kosoves-njofton-per-inaugurimin-e-fabrikes-moderne-“cat-group”

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook inaugurimin e fabrikës moderne “Cat Group”, një investim i ri që pritet të vendosë standarde të avancuara në industrinë e materialeve ndërtimore dhe izolimit në vend.

Në njoftim, OEK ka theksuar se zhvillimi i sektorit të prodhimit mbetet një prioritet kyç për ekonominë e Kosovës, ndërsa projekte të tilla janë dëshmi e përkushtimit ndaj rritjes ekonomike, inovacionit dhe fuqizimit të prodhimit vendor.

Sipas Odës, fabrika e re përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të industrisë dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese në nivel vendi. Investime të tilla, thekson OEK, kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rrisin konkurrueshmërinë e prodhuesve kosovarë në tregjet rajonale.

Komento: