OEAK: Pengesat në lëvizjen e lirë cënojnë rritjen ekonomike të vendit

18:04 | 25 Janar 2019

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është prononcuar në lidhje me taksën e vënë nga Kosova për mallërat me origjinë serbe dhe boshnjake.

OEAK ka kërkuar që Kosova të mundësojë qasje të papenguara në tregjet e mëdha, transmeton Koha.net.

Ajo përmes një kumtese për media ka thënë se përsërit qëndrimin e saj se tregtia e lirë është faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike, ndërsa çfarëdo pengese në lëvizjen e lirë të mallrave mund të cenojë prospektet e rritjes ekonomike dhe nxitjes së investimeve.

Në pajtim me misionin e saj të mbështetjes së zhvillimit të raporteve reciproke ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Oda Amerikane beson se pengesat në tregtinë rajonale vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon, si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe të huaj, thotë kumtesa OEAK .

Investitorët amerikanë synojnë të investojnë në shtete të cilat mundësojnë qasje të papenguar në tregje më të mëdha, dhe të cilat vazhdimisht promovojnë rregullimin e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit.
Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane konsideron se Kosova duhet të përmbushë këto pritshmëri për të përshpejtuar zhvillimin e saj ekonomik, si dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj,përfundon kumtesa.

Komento: